×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    “Paguhen deri me 30 qershor”, punëtorët dyshuan se ishte kurth, Telekomi: Ishte gabim teknik

    Insajderi
    07 June 2022 - 15:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Telekomi i Kosovës u ka dërguar marrëveshje punëtorëve të cilën zgjodhën që në mënyrë vullnetare të japin dorëheqje nga kjo kompani publike në mënyrë që të kompensohen përmes një “Oferte me pako vullnetare për punëtorët, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas ofertës së Telekomit, punëtorët që firmosin për t’u pensionuar para kohe do të përfitojnë 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim. Derisa, punëtorët e Telekomit që vullnetarisht ndërpresin marrëdhënien e punës do të marrin 24 paga bruto përnjëherë.

    Pasi kanë plotësuar një formular për aplikim që kanë pas afat deri me 25 mars, këtyre punëtorëve iu ka dalë një problem tjetër.

    Disa nga ta i kanë thënë Gazetës Insajderi se dyshojnë se kjo marrëveshje është një “kurth”. Sipas tyre në marrëveshjen e ofruar nuk është cekur data se kur do të kompensohen me mjetet sipas ofertës që ata kanë pranuar.

    Një kopje të kësaj marrëveshje ka arritur ta siguroj edhe Gazeta Insajderi. Në marrëveshje vërtetohet se nuk është e cekur data e fundit për pagesë nga Telekomi palëve që iu ofrohet kjo marrëveshje.

    Në marrëveshje ceket çdo gjë që nga shuma se sa do të kompensohen dhe datat kur duhet të ndërprenë punën punëtoret, por jo edhe data kur bëhet ekzekutimi i mjeteve.

    Marrëveshja e ofruar nga Telekomi

    Lidhur me këtë dyshim te punëtorëve, Insajderi ka kontaktuar zyrën për media në Telekom. Në përgjigjen e tyre ata thonë se kanë bërë një lëshim teknik që nuk është shkruar data se kur do të dalin mjetet.

    Sipas Telekomit, data që do të bëhen ekzekutimi i parave për këta punëtorë është 30 qershor 2022.

    “Sa i përket temës dhe shqetësimit tuaj, na  lejoni të ju informojmë se punëtorëve të cilëve u është aprovuar pakoja (Njëra nga dy pakot vullnetare),  u është dërguar njoftimi me email, ku specifikohet afati se kur do të bëhet pagesa, për komplet vlerën e pakos.Ishte e paraparë që kjo  të ceket edhe në marrëveshje por për shkak të një gabimi teknik kjo nuk ka ndodhur. Kur e  kemi vërejtur këtë fakt me vonesë tashmë shumica e punëtorëve e kishin nënshkruar marrëveshjen kështu që  korrigjimi i marrëveshjeve ishte pothuajse teknikisht i pamundur. Ky afat i pagesës është data 30/06/2022” thuhet në përgjigjen e Telekomit për Insajderin.

    Oferta e Telekomit

    Për këtë e-mail, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Telekom, Lamih Balaj, kishte thënë për KosovaPress, se ndihet i habitur me këtë njoftim të cilin e quajti diskriminues, pasi që nuk janë ftuar nga bordi dhe menaxhmenti i Telekomit për hartimin e kësaj oferte.

    Ndonëse, Balaj i garanton të gjithë punëtorët, të cilët nuk dëshirojnë që të shkojnë në pensionim të parakohshëm, se nuk do të ketë largim kolektiv të punëtorëve nga Telekomi i Kosovës.

    “Ajo çka mua nuk më ka pëlqyer dhe kryesisë së sindikatës, është se ne nuk jemi pyetur fare për kushtet e pakos dhe ka qenë obligim edhe e aksionit që t’i kërkon menaxhmentit të ulet të diskutojë me sindikatat. Për mua si sindikatë nuk është e drejtë që si përfaqësues ipunëtorëve të Telekomit, me një numër mbi 50 përqind të të punësuarve të pranojë e-mailin e njëjtë bashkë me punëtorët e Telekomit, sepse ne këtë e shohim si diskriminuese”, thotë Balaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark