×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Paguheshin nga 100 marka në muaj”, Dimal Basha që merr afro 20 mijë euro pagë fyen sërish mësuesit

    Insajderi
    05 September 2022 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dimal Basha, deputeti qe merr afër 20 mijë euro nga buxheti i Kosovës, ka bërë një krahasim të pavend për të goditur mësuesit. Ka krahasuar vitin 2022 me kohën e regjimit të Millosheviqit, vitet e 90’ta kur mësuesit punonin pa rroga por merrnin vetëm 100 marka për mbijetesë.

    Mësuesit të cilët nga 25 gushti kanë hyrë në grevë të përgjithshme duke kërkuar nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të pagave janë duke u goditur vazhdimisht nga partia në pushtet.

    Ndërkohë që Basha si deputet i Kuvendit të Kosovës merr pagë bazë hiç më pak se 1 mijë e 547 euro.

    “Në asnjë moment, asnjëherë, asnjë mësues nuk ka thanë atëherë nuk vi me dhanë mësim sepse s’po me pëlqen paga, që as si kanë pas”, ka shkruar ai ndërkohë që vet veç për pjesëmarrjen në seanca, komisione, për rrugën që e bën deri në Kuvend, për udhëtimet jashtë vendit, mëditjet dhe akomodimin ka marrë 4 mijë e 573 euro.

    Shkrimi i plotë:

    Para luftës kemi pas arsimtarë e arsimtare që paguheshin nga 100 marka në muaj, dhe ato pak paga, gjithmonë i mirrnin me shumë vonesë. Përveq që s’janë pagu, ata edhe kanë sakrifiku. Çdo ditë rrezikoheshin të maltretoheshin nga policia fashiste e Millosheviçit, sepse kishin ndërtu një sistem paralel për me na mësu në gjuhën tonë shqipe!

    Ka qenë e dhimbshme në gjendjen që vinin disa prej tyre, ku udhëtonin me kilometra këmbë e me biçikleta, pa pagesë!

    Në asnjë moment, asnjëherë, asnjë mësues nuk ka thanë atëherë nuk vi me dhanë mësim sepse s’po me pëlqen paga, që as si kanë pas. Ua heq kapelën të gjithë atyre edukatorëve për sakrificën dhe do t’i vlerësoj gjithë jetën!

    Uroj që nesër mësusesit të fillojnë mësimin, sepse fëmijët mezi presin, dhe të cilët janë shumë mbrapa. Mos harroni se investimi më i madh në arsim po ndodh me këtë Qeveri, përfshi rritjen e pagave që po vie me Projektligjin e Pagave që tanimë është në procedurë!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark