×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Pak botues shqiptarë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup

    Insajderi
    05 May 2023 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur edicioni i 35-të i Panairit të Librit në Shkup, i cili do të zgjasë deri në datën 10 maj. Por ditët që dashamirësit e librit do t’i shpenzojnë enkas për librin,nuk i ofrojnë atyre shumë alternativa titujsh nga shtëpitë botuese nga Shqipëria dhe Kosova, pasi edhe këtë vit janë të pakta ose mungojnë.

    Është hapur edicioni i 35-të jubilar i Panairit Ndërkombëtar të Librit në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup. Panairi i Librit, i cili mbahet në arenën sportive Boris Trajkovski, do të zgjasë deri më 10 maj, çdo ditë nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 20 të mbrëmjes. 

    Në këtë panair, përveç shtëpive botuese maqedonase me numrin më të madh të pjesëmarrjes, ka edhe botues nga Serbia, Bullgaria, Greqia etj. Por sërish këtë vit nga lexuesit e interesuar është vënë re se stendat nga shtëpitë botuese nga Kosova mungojnë fare, ndërsa nga Shqipëria është vetëm një e tillë.

    Ndërkohë nga shtëpitë botuese shqiptare në Maqedoni marrin pjesë vetëm tre prej tyre, përfshirë shtëpinë botuese “Albas”. 

    Në këtë panair jubilar të bie në sy që organizimi i tij është bërë i gjithi në gjuhën maqedonase edhe pse ka botues shqiptar që operojnë në Maqedoninë e Veriut.  

    Informacioni nga institucionet organizuese e mbështetëse të panairit për shtëpitë botuese shqiptare pjesëmarrëse në këtë panair është gjithashtu i anashkaluar./ portalishkollor.al/ 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark