×
  • Lajme
  • Lajme

    Pak javë pas arratisjeve të bujshme, Kurti shkon për vizitë në Shërbimin Korrektues

    Insajderi
    23 August 2024 - 14:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Prishtinë.

    Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se “u bisedua mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues, teksa në 11 burgjet e Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar. U theksua miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, për inteligjencë, njësia Ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe miratimi i planit zhvillimor strategjik për SHKK-në 2023-2027, përmes të cilit synohet përmbushja e vizionit të agjencisë”.

    Kujtojmë se javë më parë dy të burgosur u arratisen nga burgjet në Kosovë. Njëri nga ai i Dubravës dhe tjetri nga i Smrekonicës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark