×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pal Lekaj i kërkon Kurtit që ta shkarkojë kryeshefin e Trepçës

    Insajderi
    28 October 2023 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të plotësojë kërkesat e minatorëve të Trepçës, të cilët janë në ditën e pestë të grevës.

    Lekaj tha se kryeministri Kurti duhet ta shkarkojë Kryeshefin ekzekutiv të Trepçës, e cila është edhe një nga kërkesat e minatorëve.

    Kryeministër, shkarkoje Kryeshefin ekzekutiv të Trepçës, plotëso kërkesat e minatorëve dhe mos rreziko shëndetin e tyre”, ka shkruar Lekaj.

    Minatorët e minierës së “Trepçës” kanë hyrë në ditën e pestë të grevës. Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi tha se ditën e sotme ka pasur një takim me disa zyrtarë të qeverisë.

    Jonuzi për Insajderin tha se nuk presin të ketë diçka nga ky takim.

    Me kryeshefin dhe bordin s’kemi pasur kontakt, por kemi zhvilluar një takim me të deleguarit nga qeveria. Takimi me ta është zhvilluar sot. Ata veç e kanë dëgjuar zërin tonë, nuk mund të them që presim diçka”, tha ai.

    Tutje, Jonuzi bëri të ditur se 24 minatorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë duke kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Gjendja është shumë e rënduar. Dita e pestë e grevës dhe ka 24 persona që po kërkojnë ndihmë”, u shpreh ai.

    Minatorët e “Trepçës” po e vazhdojnë grevën me kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës, sigurimi shëndetësor, ekzekutimi me rregull i pagave dhe shkarkimi i kryeshefit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark