×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pal Lekaj paralajmëron: AAK më nuk do ta votojë ASNJË ligj

    Insajderi
    11 September 2023 - 21:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se partia e tij ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë ligj e asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

    Ky vendim ka ardhë, për siç tha ai, për qëndrimin e mazhorancës karshi opozitës.

    “Ky qëndrim i tyre ndaj opozitës ka ardhë deri në një vendim i yni që në të vertëtë në sesionin vjeshtor fare të mos votojmë asnjë ligj, e as marrëveshje ndërkombëtare”, tha Lekaj.

    “Nuk do të votojmë asnjë ligj”, ripërsëriti ai në T7.

    Ndërsa, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha po ashtu tha në Pressing se as PDK “nuk do të votojë asgjë”.

    Të pyetur nëse edhe LDK-ja e ka këtë qëndrim, deputeti Lekaj tha:

    “LDK-ja ka qëndrim ndryshe, ata do t’i votojnë disa ligje, nuk kanë ndonjë qëndrim ta bojkotojnë parlamentin deri më sot”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark