×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje: Burri sulmon kalimtarët me hark në Holandë, dy të vdekur

    Insajderi
    17 September 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së paku dy persona kanë vdekur në Holandë, pasi një burrë raportohet se filloi t’i sulmonte kalimtarët e rastit nga ballkoni i një banese me hark automatik, duke hedhur shtiza në drejtim të tyre.

    Policia në provincën lindore, Overijssel, konfirmoi se dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar në incidentin që ndodhi në qytezën Almelo, shkruan Independent.

    Autoritetet i kanë nisur hetimet rreth rastit. Në videot që po qarkullojnë në internet shihet një burrë i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit duke sulmuar me hark drejt rrugës nga ballkoni i banesës.

    Raportimet e pakonfirmuara të medieve lokale thonë se policët e armatosur janë përgjigjur në vendngjarje dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të personit të dyshuar dhe se një trup është gjetur brenda banesës.

    Ende nuk është e qartë se si kanë vdekur dy viktimat. Disa raporte sugjeruan se ata janë therur e nuk janë goditur me shtiza.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark