×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje dramatike – Dy grupe të armatosura përballen në një kënd të lojërave në Turqi

    Insajderi
    23 June 2023 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një përleshje të armatosur mes dy grupeve të të rinjsh në një kopsht të fëmijëve ka shkaktuar plagosjen e dy personave.

    Në konfliktin e armatosur të ndodhur në një kënd lojërash në lagjen Gebze të Kocaelit, dy persona kanë mbetur të plagosur. Ato momente janë regjistruar me kamerë të telefonit.

    Ndërsa njëri nga grupi ka hapur zjarr në krahun tjetër me armë gjahu, një person tjetër ka qëlluar me armë në drejtim të personave me të cilët po fjalosej, raporton t24.

    Ndërsa plumbat fluturonin në ajër, K.K dhe një person tjetër i paidentifikuar janë plagosur në trup.

    Menjëherë në vendngjarje janë dërguar ekipet mjekësore dhe policia. Dy të plagosurit janë dërguar në spital pas ndihmës së parë të ekipeve mjekësore.

    Ndryshe, policia turke ka nisur punën për arrestimin e të dyshuarve të tjerë dhe sjelljen para organeve të drejtësisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark