×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje Ekskluzive | Kështu u vodhën 5 kg ari, një dekadë më vonë ende asnjë i dënuar

    Insajderi
    26 March 2023 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur me 5 janar të vitit 2012, cak i pesë hajnave të pamaskuar ishte artaria e Hilmi Jupollit nga Podujeva.

    InDoks për herë të parë sjell pamjet e kësaj vjedhje.

    Kanë kaluar më shumë se një dekadë më parë ky vend ishte mbushur me policë.

    Mbi 10 vite më vonë ky lokal tash është i mbyllur. Është veç një vend që kujton një krim. Një vjedhje të rëndë. Por, që askush nuk u dënua ende për të.

    Është një rast që dëshmon dështim të krejt sistemit të drejtësisë, Prokurorisë e Gjykatës.

    Mbi 5 kilogram ari u vodhën. Ishin kapur nga kamerat. Nuk kishin pasur maska. Por, askush nuk është në burg për to. As vet ari nuk është gjetur.

    Gjykatësi që më së shumti është marrë me këtë rast, sipas viktimës së këtij krimi, Hilmi Jupolli, është po nga Podujeva. Është gjykatësi Minir Hoti. Ai e fajëson atë direkt për zvarritjet e mos sjelljen e drejtësisë në këtë rast.

    “Gjykatës ka qenë në gjykatën e qarkut në Prishtinë edhe në Podujevë. Një Krasniqi emrin nuk e di.  Por gjithherë ka qenë Minir Hoti.  Jo dyshime, ai nuk mundet me u sqaru kurgjo që ka qenë në zbardhjen e rastit diçka me zbardhë asnjëherë nuk ka qenë i interesuar për me zbardh rastin.  Jo, nuk është konfrontuar me neve, me mua jo.  Nuk është duke e gjykuar drejt, kur njeri që bisedon me grabitësi shihet në CD, ai prokurori e zgjeron akuzën, gjykatësi e liron prej akuzës”, potencoi ai për InDoks.

    InDoks | Rasti i artë i dështimit të Drejtësisë

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark