×
  • Sport
  • Sport

    Shpërthimi i fortë në shtëpinë e Dukës, pamje ekskluzive nga shtëpia

    Insajderi
    24 January 2022 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fortë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen qendrore të Durrësit, përkatësisht në shtëpinë  e kreut të FFK-së, Armand Dukës, raporton Insporti.

    Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë, prej ku Insajderi sjell ekskluzivisht pamje.

    Nuk dihet nëse shpërthimi ka të bëjë me ngjarjet e ditë së sotme, ku Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për presidentin Armand Duka. Siç raportohet hetimet kanë nisur pas referimit të kryer nga Policia e Shtetit, për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”

    https://insporti.com/erion-veliaj-vazhdon-me-presion-prokuroria-e-tiranes-nis-hetimet-ndaj-dukes/

    Ndër tjerash, Federata Shqiptare e Futbollit sonte njoftoi se faqja e saj zyrtare është sulmuar nga hakerat dhe se për momentin mbetet e bllokuar.

    https://insporti.com/hakohet-sajti-i-fshf-se-akuza-per-prapavije-politike/?fbclid=IwAR04PYQS1lVIsFbazatCiyHfFjMdwndvVAmlelKP_IWm8KMp0xFWW4FpHRM

    Dita e sotme ishte mjaft e tensionuar për shkak të zgjedhjeve për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, ku u përfshi edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

    https://insporti.com/e-fundit-futbolli-fiton-thelle-ndaj-politikes-krenar-alihmemeti-zgjidhet-kryetar-i-shoqates-rajonale-tirane-me-44-2/

    /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark