×
  • Lajme
  • Insajderi

    PAMJE | “Mund të sulmohemi” Shqiptarët në Veri nuk identifikohen para kamerës, kjo është gjendja atje

    Insajderi
    13 December 2022 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorë pak e policë shumë. Çdo një kilometër janë vendosur patrullat e Policisë së Kosovës të cilët po kujdesën për sigurinë e banorëve.

    Në temperatura të ulëta e në kushte jo shumë të mira këta policë po qëndrojë deri në 12 orë në pika të caktuara në veri të Mitrovicës.

    Prezencë e shtuar e tyre vërehet më së shumti në Lagjen e Boshnjakëve e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë.

    Banorët kishin frike të flisnin para kamerës për situatën e krijuar së fundmi.

    Ndonëse prapa kamerës ata u shprehën të shqetësuar për situatën.

    Ne jetojmë këtu. i kemi shtëpitë këtu dhe është rrezik të flasim“, tha një banorë prapa kamerës.

    I vetmi banorë që pranoi të flas para kamerës është Emir Azemi.

    Këto tensione vijën pasi serbët në veri kanë vendores barrikada për t’i bllokuar dy pikat kufitaret në Veri. Ato u vendosen nga 10 dhjetori pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb nën dyshimet se ka sulmuar zyrtarët e KQZ-së në Veri./ Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark