×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga kufiri në Merdarë – Policët pritet të hyn në Kosovë

    Insajderi
    26 June 2023 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata në Kralevë të Serbisë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të rrëmbyer brenda territorit të Kosovës

    Të tre policët janë nisur drejt kufirit me Kosovën, Insajderi ju sjell pamje nga kufiri në Merdarë, ku pas pak pritët të hynë tre policët e kidnapuar Beqir Sefi, Rifat Zeka dhe Mustafë Shemi nga Serbia me 14 qershor.

    Në vendimin e gjykatës thuhet se tre policëve u është ndërprerë paraburgimi, derisa akuzohen për prodhim, posedim dhe mbajtje të paligjshme të armëve dhe lëndëve plasëse.

    Pas kryerjes së procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kralevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe Sh.M. për secilin vepër penale prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, substancave nga neni 348,paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Kralevë ka konfirmuar aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe ka nxjerrë aktvendim me të cilin të pandehurve u është ndërprerë paraburgimi”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Lartë në Kralevë, shkruan Kossev, raporton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark