×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga momenti kur u gjuajt me armë në afërsi të KFOR-it në Zubin Potok

    Insajderi
    26 December 2022 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës e mohoi që mbrëmë ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe ndonjë grupi, por KFOR në anën tjetër ka pranuar se në afërsi të tyre eshtë gjuajtur me armë zjarri. Insajderi sjell një video nga ky moment.

    Gazeta Insajderi

    Ndonëse Policia e Kosovës mohoi të ketë pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes tyre dhe ndonjë grupi, KFOR nuk thotë të njëjtën gjë

    KFOR-i për KOHËN madje dha detaje lidhur me sulmin e mbrëmshëm në veri.

    Insajderi sjell një video nga ky moment.

    “Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij” – thuhej në përgjigjen e KFOR.

    KFORI konfirmoi se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

    Raportimet për gjuajtje me armë në Veri, çka tha Policia e Kosovës

    Policia e Kosovës tha se nuk pasur shkëmbim zjarri në Zubin-Potok ndaj askujt.

    Policia deklaroi të dielën mbrëma se nuk ka pasur shkëmbime zjarri “mes Policisë së Kosovës apo ndonjë grupi”.

    “Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt” – thuhej në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark