×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pamje nga sulmi i gazetarëve në Leposaviq/VIDEO

    Insajderi
    16 June 2023 - 16:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipet e mediave sot janë sulmuar nga bandat në Leposaviq derisa po raportonin nga atje.

    Dukagjini ka publikuar një video ku shihen gazetarët duke vrapuar duke tentuar t’i ikin sulmit të bandave derisa u drejtuan kah ushtarët e KFOR-it.

    Pak më parë RTK publikoi një video ku shihej duke u goditur brutalisht një kameraman i këtij televizioni.

    Për këtë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi, duke dënuar dhunën dhe kërkoi që me urgjencë Policia e Kosovës dhe prezenca ndërkombëtare t’iu ofrojë siguri atyre për të raportuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark