×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Pamje nga vendi ku mbeti e vdekur 18 vjeçarja në Prishtinë

    Insajderi
    03 August 2023 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë natës së sotme ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një 18-vjeçare dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.

    “Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Borovci

    Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

    “Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka përfunduar Borovci.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark