×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pamje nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

    Insajderi
    29 September 2023 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

    Rasti për Insajderin e ka konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

    Digjet një banesë në Fushë Kosovë, lëndohen katër persona

    Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

    “Sot rreth orës 12:00, është raportuar se një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark