×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Pamje nga vendi ku u ther me thikë nxënësi në Drenas

    Insajderi
    16 February 2023 - 16:49

    Policia e Kosovës ka konfirmuar se në afërsi të shkollës së mesme “Fehmi Lladrovci” në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish.

    Dy të dyshuarit të moshës 16 vjeçare janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i tretë është ende nën arrati.

    Viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

    Gazeta Insajderi ka siguruar fotografi nga vendi ngjarjes ku kanë mbetur ende njolla gjaku.

    Rasti ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe është cilësuar ‘vrasje në tentativë’.

    Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës””, thuhet në njoftimin e policisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark