×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje të frikshme, Ukraina eliminon brenda sekondave një grup ushtarësh rusë

    Insajderi
    08 September 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë eliminuar një grup ushtarësh rusë brenda sekondave në Bakhmut, sipas pamjeve të publikuara në internet.

    Bakhmuti është qyteti ukrainas ku me muaj të tërë janë bërë luftimet më të përgjakshme, transmeton Telegrafi.

    Sipas videos së fundit, së paku shtatë ushtarë rusë po ecnin ngadalë në një fushë të hapur në Bakhmut kur papritur forcat ukrainase hodhën bomba vdekjeprurëse drejt tyre.

    Një shpërthim i madh u kap nga kamerat kur Ukraina kreu sulmin drejt cakut.

    Pamjet që thuhet se u xhiruan nga Brigada e 3-të Sulmuese ukrainase tregojnë edhe momentin kur shtatë ushtarët rusë mbetën pa ndjenja pas këtij sulmi. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark