×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamje të reja: Momenti kur militantët e Hamasit ekzekutojnë dhe rrëmbejnë pjesëmarrësit e festivalit në Izrael

    Insajderi
    10 October 2023 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali Nova që zhvillohej në jug të Izraelit shumë pranë Rripit të Gazës, u kthye në një lum gjaku dhe viktimash, pas sulmit nga militantët e Hamasit mëngjesin e së shtunës.

    Të paktën 260 njerëz u vranë nga Hamasi, ndërsa tmerri që kanë përjetuar pjesëmarrësit në festival mund të kuptohet lehtë nga pamjet e kamerave të një makine që ndodhej e parkuar aty.

    Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon një anëtar të Hamasit të armatosur rëndë që shihet duke vrapuar dhe qëlluar plumba mbi njerëzit, ndërsa një prej tyre e merr peng.

    Disa sekonda më vonë, ai e kap të riun e gjakosur për qafe dhe e tërheq zvarrë.

    Aty po ashtu duket se një pjesëmarrës tjetër në festival është shtirur si i vdekur pas një makine tjetër dhe ngre kokën lart për të vlerësuar rrezikun.

    Por ai duket të ketë qenë i pafat, pasi një tjetër militant i Hamasit shfaqet në largësi dhe e qëllon në kokë.

    Pamjet u regjistruan gati tri orë pas sulmit dhe sirenat e frikshme të alarmit dëgjohen në video.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark