×
  • Lajme
  • Lajme

    PAMJE/ Ushtrisë shqiptare pritet t’i shtohen në arsenal dy helikopterë amerikanë

    Insajderi
    03 January 2024 - 14:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoj se dy helikopterë amerikanë pritet të shtohen në arsenalin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në fund të këtij muaji.

    Peleshi ka publikuar edhe pamje ilustruese të helikopterëve.

    Ai ka theksuar se ky është një investim i madh dhe hap i rëndësishëm.

    “Ky lajm i shumëpritur në këtë fillimvit, në bashkëpunim me partnerin dhe aleatin tonë strategjik SHBA është një shenjë e qartë se vendi ynë po investon në forcën dhe sigurinë e tij, duke e bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e ardhshme”, ka shkruar ai në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark