×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamjet e para nga epiqendra e tërmetit, shkatërrim i madh në Kahramanmaras

    Insajderi
    06 February 2023 - 15:10

    Një tërmet me magnitudë 7.4 ka ndodhur në lagjen Pazarcık të Kahramanmaraş. Shumë ndërtesa në qendër të qytetit Kahramanmaraş u shkatërruan nga tërmeti. Në pamjet e para nga epiqendra e tërmetit, shihet se shkatërrimet në qytet janë të rënda.


    Depremin merkez üssünden ilk görüntüler: Kahramanmaraş’ta yıkım büyük

    Çfarë po ndodh në Turqi?

    Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark