×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamjet e para të një tërmeti të fuqishëm në Meksikë

    Insajderi
    07 December 2023 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një tërmet me magnitudë 5.8 goditi Meksikën qendrore të enjten pasdite, sipas institutit kombëtar sizmologjik të vendit.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti tronditi ndërtesat në Mexico City.

    Kështu, bëhet e ditur se alarmet e tërmeteve ranë në të gjithë kryeqytetin.

    Kjo ka bërë që shumë njerëz të lënë shtëpitë dhe bizneset, duke dalë në rrugë.

    Ndërkohë janë publikuar pamje në rrjetet sociale, në njërën prej të cilave shihet se si llambadarët lëkunden në tavan, ndërsa njerëzit ulen në një kafene dhe shikojnë me mosbesim se çfarë po ndodh. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark