Ballkani fitoi titullin e dytë radhazi kampion. Skuadra e Ilir Dajës fitoi garën me Dritën, duke u konfirmuar si skuadra më e fortë e futbollit dardan.
Sot luhet java e fundit dhe në Therandë pati edhe festë. Ballkani pret Gjilanin, me këta të fundit që kanë respektuar kampionët e Kosovës.
Atmosfera e krijuar nga tifozët në stadium është shumë e bukur, siç dallohet në videot e mëposhtme.
Nuk mungojnë as duartrokitjet për strategun Daja, i cili i ka dhuruar dy titujt e parë kampionë Ballkanit.
Qyteti vlon nga suksesi fantastik i skuadrës së zemrës dhe të gjithë do të festojnë gjatë këtë të diel. /SuperSport/