×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pamjet tregojnë transferimin e aeroplanëve luftarakë nga Sllovakia në Ukrainë

    Insajderi
    24 March 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sllovakia ka dorëzuar katër aeroplanët e parë MiG-29 nga 13 sosh që i ka premtuar Ukrainës ndërsa pjesën tjetër do ta dorëzojë në javët e ardhshme.

    Ishte anëtari i dytë i NATO-s që premtoi aeroplanë luftarakë për Ukrainën, pasi Polonia tha se do të dërgonte gjithashtu një grup aeroplanësh të kohës së Bashkimit Sovjetik.

    Një video që tregon procesin e transferimit nga Sllovakia është publikuar nga forcat e armatosura sllovake.

    Ndërkohë, ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksy Reznikov ka reaguar rreth dërgimit të aeroplanëve nga shteti sllovak.

    Ai e krahasoi atë lëvizje me “zogjtë që kthehen gjatë pranverës në Ukrainë”.

    Ndryshe, Ukraina do të marr edhe tanke të fuqishme gjermane dhe amerikane gjatë javëve të ardhshme për çliruar vendin nga pushtimi rus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark