Papa Françesku ka thënë se kuptimi i vërtetë i Krishtlindjes është duke u mbytur nga materializmi.
Gjatë shenjtërimit, ai tha se Krishtlindja është “marrë peng” nga materializmi dhe se njerëzit tani janë duke jetuar në një kohë “kur dritat e tregtisë e kanë hedhur dritën e Perëndisë nën hije”.
Gjatë fjalimit të tij të mbajtur me rastin e Krishtlindjes ai ka dënuar vuajtjet e fëmijëve në Alepo.
Ai përmendi përballjen me urinë, njerëzit të cilët kanë rrezikuar në rrugët e migrimit dhe bombardimin në qytetet siriane si Alepo, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Gjatë vitit të kaluar, Papa ka kërkuar mëshirë ndaj refugjatëve, duke u bërë thirrje të krishterëve të kujtojmë se vetë Jezusi ishte një migrant./Insajderi.com