×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Papërgjegjësi totale në FFK – zyrtari për media i ikën punës duke gënjyer gazetarin

    Insajderi
    13 September 2021 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Federatën e Futbollit të Kosovës po vazhdon papërgjegjësia totale ndaj medieve. Gazeta online “Insporti” tash e një kohë është duke u sabotuar nga FFK për shkak të raportimeve rreth punës së saj, keqpërdorimeve e skandaleve të ndryshme që ndodhin brenda saj.

    Skandali i fundit ishte mos dërgimi i ftesës për familjën e legjendës së futbollit, të ndjerit Fadil Vokrri, për ndeshjen e fundit të Përfaqësueses së Kosvoës kundër Spanjës, në stadiumin që mban emrin e tij.

    “Insporti” ka kërkuar sqarime nga ana e FFK-së duke kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe e-mail por që nuk ka marrë asnjë përgjigje deri më tani.

    Redaksia e “Insportit” ka vendosur të publikojë bisedën me një nga zyrtarët e zyrës për media të FFK-së me gazetarin e redaksisë rreth kësaj çështje.

    Në këtë bisedë, gazetari E.S, insiston që të merr përgjigjen e pyetjes që ai e shtron, por që zyrtari i medies i ikën punës duke i thënë se do t’i përgjigjet nëpërmjet e-mailit.

    Pas përfundimit të bisedës, gazetari i Insportit dërgon pyetjen nëpërmjet e-mailit, ashtu siç ia kërkoi zyrtari për media i FFK-së.

    Pra, krejt në fund të bisedës dëgjohet qartë zyrtari i FFK-së duke i thënë se do t’i përgjigjet nëpërmjet e-mail.

    Biseda është zhvilluar me datën nëntë shtator, një ditë pas ndeshjes me Spanjën. Po ashtu, në po të njëjtën ditë është dërguar e-mail, por që zyra për medie nuk i ka kthyer përgjigje redaksisë së “Insportit”.

    This image has an empty alt attribute; its file name is Screenshot_25.jpg

    Sot është data 13 shtator dhe ende nuk kemi asnjë përgjigje nga ana e tyre.

    Kjo qasje e FFK-së ndaj gazetës online “Insporti” është në vazhdimësi duke i mohuar të drejtën e kryerjes së punës.

    Zyra për media tash e një kohë nuk ka akredituar asnjë gazetar/e të redaksisë “Insporti” për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.

    No description available.

    Pasi vendet janë të mbushura me gazetar/e që janë në një linjë me FFK-në.

    Gazeta online “Insporti” do të vazhdojë të raportojë drejtë dhe korrekt për të gjitha zhvillimet në sportin vendor, ashtu siç ka bërë që nga themelimi.

    Ftojmë Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Shoqatën e Gazetarëve të Sportit të reagojnë ndaj FFK-së.

    https://insporti.com/ffk-ja-ftoi-politikane-dhe-miqt-e-saj-harroi-familjen-vokrri-kjo-eshte-pergjigja-e-gramoz-vokrrit/?fbclid=IwAR0rd6fCdLBQjEATj0D01JkumPhlYfdzT0eWEbkFBCtmUviaIQyqtBzF2NE

    Më poshtë biseda:

    Zyrtari i FFK-së: “Alo”

    Gazetari i “Insportit”: “Alo, jam gazetar prej portalit Insportit. A ki veç pak minuta me t’i ba dy-tri pyetje?

    Zyrtari i FFK-së: “Veç pak jam nxanë..A mundesh me i dërguar në email në press, se jam në një takim”

    Gazetari i “Insportit”: “Po veç një pyetja a muj me ta ba?”

    Zyrtari i FFK-së: “hin press-ffkkosova.com”

    Gazetari i “Insportit”: “po, po, veç ta kisha ba një pyetje të shpejtë, a muj?”

    Zyrtari i FFK-së: “urdhno, urdhno, veç shpejtë…”.

    Gazetari i “Insportit”: “a ka naj aryse specifike pse nuk është pajis me biletë Gramoz Vokrri, për ndeshjen me Spanjën?”.

    Zyrtari i FFK-së: “dërgo në email edhe të përgjigjna”.

    Gazetari i “Insportit”: “okej..”

    Biseda zgjatë një minutë e njëzetë sekonda.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark