×
  • Lajme
  • Insajderi

    Papërgjegjësia e ministrit Vitia – lë fajtor të tjerët për skadimin e afatit të 130 mijë vaksinave

    Insajderi
    01 September 2021 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka marr përgjegjësi për dështimin e administrimit të mbi 130 mijë vaksinave AstraZeneca, të cilat Norvegjia ia kishte dhuruar Kosovës në fillim të muajit korrik, duke u arsyetuar se dështimi ka ndodhur për shkak të dezinformatave në lidhje me afatin e vaksinave, shkruan Insajderi.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot në një konferencë të beftë për media ka konfirmuar lajmin e Gazetës Insajderi për skadimin e afatit të mbi 130 mijë vaksinave anti Covid 19, duke thënë se ka pasur shumë dezinformata për afatin e vaksinave të cilat kanë ardhur edhe nga deputët të Kuvendit të Kosovës.

    Vitia nuk ka pranuar përgjegjësinë për dështimin e administrimit të 133 e 234 mijë vaksinave nga kompania AstraZeneca, pjesë e donacionit të Mbretërisë së Norvegjisë të cilat erdhën në Kosovë me 3 korrik të këtiji viti, duke arsyetuar dështimin e tij me raportimin e mediave për afatin e vaksinëve, gjë që sipas tij ka ndikuar që qytetarët të refuzojnë vaksinimin me Astrazeneca.

    ““Më lejoni të ju njoftë se sot janë hequr nga administrimit 133 mijë e 234 vaksina nga kompania Astrazeneca pjesë e donancionit nga Norvegjia të cilave ju ka skaduar afati, natyrisht që kjo nuk është një lajm i mirë. Si Ministri e Shëndetësisë qysh në fillim kemi lajmëruar se afati i tyre është 31 gushti i këtij vit, pavarsishtë kësaj ka pasur edhe shumë dezinformata përfshirë fatkeqësisht këtu edhe deputetë të kuvendit të Kosovës për afatin e këtyre vaksinave, përveç te tjerash kjo ka ndikuar në uljen e interesimit për ta marrë këtë vaksinë deri në refuzim të marrjes së këtyre vaksinave” – deklaroi ai.

    Dështimi i shprehur në numra

    Ministria e Shëndetësisë, përgjatë 60 ditëve nga data e pranimit të vaksinave AZ nga Norvegjia, administroi vetëm 46 mijë vaksina, duke bërë që 75% e donacionit (133 mijë vaksina) të shkojnë në asgjësim në kohën kur Kosova po kalon valën më të rëndë të pandemisë së Covid 19, ku për vetëm 12 ditë ishin mbi 20 mijë raste pozitive.

    Problemi i sigurimit të vaksinave u zëvendësua me problemin e administrimin e tyre dhe në mungesë të një fushatë serioze sensibilizuese për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë, Kosova ka njëkohësisht numrin më të madh të vdekjeve nga Covid 19 për një milion banor në botë, dhe mbi 130 mijë vaksina të pashfrytëzuara të cilat do të asgjësohen.

    Aktualisht Kosova është pika e zezë në Evropë sa i përket numrit të infektimeve dhe vdekjeve. Madje edhe Bashkimi Evropian e ka hequr shtetin e Kosovës nga lista e vendeve të sigurta.

    Vetëm 16.1% të qytetarëve janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës, teksa në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 156 vdekje.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), është duke u përballur me fluks të madh të pacientëve të dyshuar se janë me COVID-19, ka thënë drejtori i këtij shërbimi, Valbon Krasniqi.

    Sipas tij, më 30 gusht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në shtatë spitalet e përgjithshme rajonale, kanë qenë të shtrirë 1.284 pacientë, ndërkohë që siç thotë ai, ky numër mund të rritet.

    “Në shumicën e spitaleve të përgjithshme, sikurse edhe në klinikat e QKUK-së, situata është shumë e rënduar për faktin se jemi detyruar që shumë shërbime të tjera të pezullohen dhe të zëmë shtretërit për pacientët me COVID-19. Në disa spitale, madje kemi filluar që edhe dhomat e personelit shëndetësor t’i shndërrojmë në dhoma për pacientë, siç është rasti në spitalin e Gjilanit dhe në spitalin e Ferizajt. Po ashtu, në QKUK, tashmë kemi pesë klinika që janë shndërruar tërësisht në njësi për COVID-19”, ka thënë për Evropën e Lirë, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

    Të dhënat zyrtare flasin se shumica e pacientëve të vdekur dhe infektuar janë të pavaksinuar./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark