Koln ka fituar pikën e parë pas dy humbjeve rresht në Bundesliga I.
Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, është titullar i pakontestueshëm në radhët e Koln-it, duke kontribuar në barazimin me rezultat 1:1 në përballje me Eintrachtin në Frankfurt, në takimin e javës së tretë
Florian Kainz ka qenë i pagabueshëm nga penalltia në minutën e 43-të, duke kaluar në epërsi Koln-in.
Fat i keq për skuadrën e Paçaradës, duke pësuar gol në minutën e 87-të.
Autor i golit Niels Nkounkov.
Paçarada tre ndeshjet e para ka luajtur nga minuta e parë, duke dëshmuar formë jashtëzakonisht të mirë.
Eintracht është në vend të 9-të me 5 pikë dhe Koln në të 14-tin me 1.