×
  • Lajme
  • Insajderi

    Para, armë e rroba të Policisë- Arsenali që u konfiskua në operacionin “Brezovica 3”

    Insajderi
    17 March 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve N.G., dhe S.I., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, raporton Insajderi.

    Kontrollet ishin shtrirë në shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës.

    Me urdhëresës të Gjyqtarit janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse, të dyshuarit N.G., ku janë sekuestruar përkohësisht gjësendet si në vijim:

    • Dokumente të tatimit në pronë,
    • Dokumente të MMPH-së,
    • Dokumente me plane,
    • Kontratë e datës 08.10.17 (dy fletë),
    • Lista me numra të parcelave,
    • Telefon “Samsung S7”,
    • Telefon Poco X3,
    • Para të gatshme në vlerë prej 29,600 Euro,
    • Para të gatshme 705,00 USD,
    • Para të gatshme 170,00 CHF,
    • Para të gatshme 60,00 Pound,
    • Pushkë gjuetie automatike me nr. 50274,
    • Thika të ndryshme (13 copë),
    • Dorëz e revoles (1 copë),
    • Fishek të gjuetisë 12 mm (8 copë)
    • Karikator të zbrazët të armës Glock 19 (3 copë)
    • Jakne të Policisë së Kosovës (2 copë),
    • Jakne e Policisë polake (1 copë) dhe
    • Pranga të Policisë (1 palë).

    Ndërsa, tek i dyshuari S.I., gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:

    • Një armë-pistoletë “Cervena Zastava 9 mm”,
    • Një armë-pistoletë “Mauser 785” me karikator,
    • Një (1) jelek anti-plumb,
    • Një (1) thikë ushtarake,
    • Dy (2) karikator të pistoletës me katërmbëdhjetë (14) fishek,
    • Një (1) gaz maskë,
    • Pesëmbëdhjetë (15) fishek të pushkës së gjuetisë 16 mm,
    • Dy (2) fishek të armës së gjatë,
    • Dy (2) fishek të armës AK 47, 7.62 mm,
    • Tre (3) fishek të ndryshëm të pistoletës,
    • Dy (2) fishek të pistoletës E43,
    • Katër mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë (4670) euro,
    • Dy (2) radiolidhje Switer,
    • Tre (3) karikator të pistoletës- 21 fishek 9 mm,
    • Një (1) palë dylbi “Tento X50”,
    • Njëzet e tre (23) fishek të kalibrit të ndryshme,
    • Një (1) pushkë gjuetie me dy tyta,
    • Një (1) shufër metalike,
    • Radiolidhje Motorolla,
    • Një (1) telefon “Iphone 11” dhe
    • Një (1) telefon “Huawei”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark