×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Para disa ditësh depozitoi 26 milionë paund në llogari, sot ai blenë syze dielli 3 paund

    Insajderi
    04 May 2022 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tyson Fury është një emër shumë i përfolur në botën e boksit, jo vetëm se është një kampion por edhe sepse është një person shumë i thjeshtë.

    Disa ditë më parë ai depozitoi në llogarinë e tij bankare rreth 26 milionë euro, por ditën tjetër ai gjendet në një dyqan bamirësie. Dyqani kishte si funksion që të gjitha fitimet do t’i dërgonin për bamirësi për personat e prekur nga kanceri.

    Pasi vizitoi dyqanin dhe u tregua shumë i dashur me të gjithë punonjësit, ai bleu dhe një palë syze dielli me vlerën 3 paund.

    Njëra prej shitësve tha: “ Është çmenduri që dikush kaq i pasur do të donte të vinte në një dyqan bamirësie. Thjesht tregon se sa me këmbë në tokë dhe sa djalë i mirë dhe i ndershëm është Tyson.”

    Thuhet se Tyson Fury po planifikon dhe dëshiron një ndeshje të madhe me Anthony Joshua, ku mendohet se fituesi do të dalë me një fitim prej 100 milionë paund.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark