Kosova dhe Zvicra do të përballen ne ndeshje miqësore më 29 mars, në Cyrih.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Letzigrundut, me fillim në orën 18:00.
Kjo ndeshje do të jetë speciale për Xhakën, Shaqirin e Zeqirin, që kanë prejardhje nga Kosova.
Xhaka do ta zhvillojë ndeshjen e 100-të me fanellën e Zvicrës ndaj Kosovës.
Duke folur për gazetën “Blick”, Xhaka tha se do të kënaqet me lojën por që do të japë gjithcka për të fituar.
“Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, tha Xhaka.