Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur stërvitjen e parë para udhëtimit në Tbilisi të Gjeorgjisë.
“Dardanët” që drejtohen nga Bernard Challandes janë tubuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton FrontOnline.
Ata po kryejnë stërvitjen finale para udhëtimit në Gjeorgji.
Në Gjeorgji, Kosova niset nesër në mëngjes, derisa më 2 shtator, në Tblisi zhvillon ndeshjen ndaj kombëtares gjeorgjiane në kuadër të eliminatoreve për “Katar 2022”.
Më pas, më 5 dhe 8 shtator, Kosova luan me Greqinë, respektivisht me Spanjën, në stadiumin “Fadil Vokrri”.