×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paralajmërimi i frikshëm i gjeoshkencëtarit: Hataji e çliroi energjinë, radhën e ka ky vend

    Insajderi
    21 February 2023 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas disa tërmeteve shkatërrimtare në Turqi e Siri, ku mbi 45 mijë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë vijojnë të jenë nën rrënoja,. Gjeoshkencëtari turk, Prof. Dr. Naci Gorur ka deklaruar se provinca që u godit mbrëmë, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

    “Hatay e ka zbrazur energjinë e saj; koha po afrohet për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për t24.

    Lëkundjet e djeshme të tërmetit, 6 viktima, mbi 600 të plagosur e të tjerë të bllokuar sërish nën rrënoja.

    “Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na e vuri veshin. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.

    Dy tërmete të tjera u regjistruan dje në Hataj, dhe Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.

    6 persona humbën jetën, dhe mbi 600  të tjerë u plagosën.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark