×
  • Lajme
  • Lajme

    Paralajmërohet dyfishim i numrit të viktimave nga përmbytjet në Libi

    Insajderi
    13 September 2023 - 23:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekipet emergjente kanë nxjerrë trupat e pajetë të 1 mijë e 500 personave nga rrënojat e qytetit Derna në Libi. Të mërkurën numri i të vdekurve ka arritur mbi 5 mijë dhe autoritetet kanë paralajmëruar se numri mund të dyfishohet.

    Ujërat e rrëmbyeshëm kanë përmbytur qytetin në lindje të Libisë pas shpërthimit të dy digave.

    Dy digat ishin mbushur me ujë pas stuhisë mesdhetare Daniel, që goditi shtetin edhe ashtu të dobët dhe në varfëri të thellë shkaku i kaosit dhe luftës mes dy qeverive.

    Ndihma nga shtetet e tjera ka nisur të arrijë të martën, më shumë se 36 orë pas katastrofës. Përmbytjet kanë dëmtuar rrugët dhe shumë lagje të qytetit prej 89 mijë banorësh.

    “Fatkeqësisht, gjysma e banorëve, ndoshta 90 për qind e tyre, janë fundosur. Shtëpia e hallës është rrafshuar, ashtu si shtëpia e hallës tjetër. Është gjenocid”, ka thënë një banor i Dernas.

    Numri i të vdekurve pritet të jetë edhe më i lartë pasi organizatat kanë thënë se 10 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur.

    “Diga ishte e mbushur dhe nuk ishte zbrazur. Ishte në presion dhe ka shpërthyer. Diga mbi ne është arsyeja se përse uji erdhi me aq forcë drejt nesh. Dallga ishte 12 metra, barabar me një ndërtesë. Njerëzit frikësoheshin se deti do t’i sulmonte, por nuk e menduan se diga do të shpërthente”, është shprehur një tjetër banor.

    Autoritetet në Libi kanë njoftuar se 40 mijë persona janë zhvendosur si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Dernas.

    Libia është e ndarë mes dy qeverive rivale – qeveria e përkohshme, e njohur ndërkombëtarisht, që operon nga Tripoli, dhe qeveria rivale që ndodhet në lindje të vendit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark