Koleksioni i veshjeve pranverë-verë do të vijë në Prishtinë përmes Prishtina Fashion Night Instanbul Dantel që do të mbahet më 8 dhe 9 prill.
Blodin Karaxha, organizator i ngjarjes, i tha Insajderit se këtë herë shpalosin kreacionet e tyre 22 pjesëmarrës kurse model janë gjithsej rreth 35.
Ai po ashtu tha se PFN 2016 ndahet në dy net: nata e parë kategorizohet me vello dhe fustanë solemn nga shtëpitë e modës kurse nata e dytë me dizajnere dhe veshje të përditshme ku do te quhet “Ready to Wear”.
Ky është edicioni i tetë i Prishtina Fashion Nights, që kësaj radhe si sponsor kryesor ka kompaninë e veshjeve, Istanbul Dantel,/Insajderi.com