×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paralajmërohet protestë për hapjen e rrugës “George Bush” në Prishtinë

    Insajderi
    07 January 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në grupin e famshëm “Vrojtuesit e Lagjes” me mbi 8 mijë antarë është paralajmëruar protestë për datën 14 janar, për shkak të mbylljes së rrugës “George Bush” në Prishtinë.

    Në një njoftim nga kjo faqe, u bëhet thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës të organizuar me kërkesën për hapjen e kësaj rruge të rëndësishme.

    “Pas mbylljes së rrugës, kemi përballur një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kolonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes”, thuhet në njoftim.

    “Data e protestës është 14 janar 2024, ku pritet të mblidhemi në pikën e mbylljes së rrugës “George Bush” në shenjë solidariteti dhe thirrje për veprime. Protesta do të fillojë në orën 12:00 dhe do të mbahet në mënyrë paqësore. Me këtë njoftojmë autoritetet komunale dhe Policinë e Kosovës për protestën tonë paqësore”, theksohet në njoftim.

    Rikujtojmë se rruga “George Bush” ka mbi një vit që është mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe është kthyer në shesh me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark