×
  • Lajme
  • Insajderi

    Paralajmëron Lajçak – Zgjedhjet në ShBA dhe BE mund ta pengojnë dialogun

    Insajderi
    13 October 2022 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Bashkimi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se ka një kalendar politik unik sa i përket normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

    “Jemi në aleancë unike me ShBA-në dhe Britaninë e Madhe. Jemi të fokusuar në dialog. Duam që të shohim dialog që prodhon normalizim. Në vitin 2024 ka zgjedhje në ShBA dhe mandej në BE. Nuk po them se viti tjetër është përcaktues, por kemi një mundësi të mirë para zgjedhjeve”, ka thënë Lajçak pas përfundimit të takimit që ka pasur me Kryeministrin Albin Kurti.

    Sipas Lajçak, që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të prodhojë normalizim të marrëdhënieve mes dy popujve, porse në periudhë zgjedhjesh siç janë ato në SHBA e BE, vëmendja zhvendoset dikund tjetër.

    “Siç e thashë do të ketë zgjedhje dhe ato s’janë të mira për dialogun sepse vëmendja zhvendoset dika tjetër. Kemi një dritare mundësie para zgjedhjeve dhe është përgjegjësi që të mos e mbyllim atë”, tha ai.

    Ai ka thënë se është në përgjegjësinë e tij që të flasë për dialogun, duke komentuar kështu deklarimin e Oliver Varhelyit i cili ka lavdëruar Serbinë.

    “Unë e respektoj mandatin e komisionerëve. Ai e ka mandatin e tij, unë timin”, tha më tej ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark