×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Paraqitja e Kurtit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Çitaku: Mjerim ku e solli punën Qeveria jonë…

    Insajderi
    08 February 2024 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shprehur pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga aleatët gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që u thirr pas ndalimit të dinarit në Kosovë.

    “Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët”, ka shkruar Çitaku, aktualisht nënkryetare e PDK-së.

    “Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë. Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë”.

    “Sa më pak që të flitet në KS OKB për ne, aq më mirë”, ka theksuar ish-ambasadorja, e cila e ka përfaqësuar Kosovën disa herë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark