Është mbyllur përballja në kryeqytetin zviceran në Bern midis Young Boys dhe Manchester United.
Young Boys ka shënuar fitore të madhe kundër gjigantit anglez, Manchester Unitedit, raporton Demokracia.com.
Të parët që avancuan ishin “Djajtë e Kuq” me anë të superyllit portugez, Cristiano Ronaldos që ndëshkoi vendasit në minutën e 13-të.
Gjërat u vështirësuan për anglezët në minutën e 35-të kur Ëan-Bissaka u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër në një nga kundërshtarët e tij.
Nikoqirët gjetën forcën tek në pjesën e dytë për t’i barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 66-të nga Moumi Ngamaleu.
Krejt në fund të përballjes, Siebatcheu pas një gabimi të rëndë në mbrojtjen e United, shënoi për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij.