Kosova ka fituar një pikë të madhe në duel me Zvicrën, duke luajtur baras (2:2) në takimin e xhiros së pestë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll.
Mediumi zviceran “20min”, ka shkruar se Zvicra pësoi gol në minutën e fundit.
“Kombëtarja pranoi golin e barazimit në minutën e 90+4 dhe humbi fitoren Kombëtarja luan vetëm 2:2 ndaj Kosovës.
Barazimi vjen me veprimin e fundit të lojës. Ishte një paraqitje e pafrymëzuar nga skuadra e Murat Yakin”, shkruan mes të tjera media zvicerane “20min”.