Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitoren më të rëndësishme në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Kuqezinjtë e mposhtën Hungarinë me rezultat të ngushtë 1-0, falë një goli në fund të ndeshjes nga Armando Broja.
Por në fazën defensive, ka shkëlqyer mbrojtësi gjigant Berat Gjimshiti.
Anëtari i klubit italian Atalanta ishte i pakalueshëm ndaj Hungarisë dhe paraqitja e tij është vlerësuar lartë.
Faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve e ka futur në formacionin më të mirë të javës mbrojtësin shqiptar.
Në portë është portieri zviceran Yann Sommer, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe dyshja Bajarnason e Milenkovic.
Gareth Bale, Hakan Calhanoglu, Leon Goretzka e Filip Kostic janë në mesfushë.
Ndërkohë treshja ofensive përbëhet nga Buksa i Polonisë, Memphis Depay e Jesse Lingard.