Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ermira Vllasaliu Ratkoceri, ka bërë parashikimin e saj në lidhje me zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo ka thënë se partia e saj do të dal shumë mirë, duke pas parasysh ekipin që ka dhe listën e kandidatëve që sipas saj shumica janë prurje të reja.
“Parashikoj një frymë shumë pozitive në partinë tonë. Ne kemi votues që janë të devotshëm dhe që nuk i kanë ndryshu pikëpamjet e veta. E di që me pasurimin e listës që Aleanca e ka bërë me prurje të reja, kjo edhe e ka pasuru partinë dhe i ka dhënë një lloj ndryshimi. Ne do të dalim shumë mirë”, ka thënë ajo në një intervistë.