×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Parashikimi i motit për ditët e fundit të majit

    Insajderi
    27 May 2023 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mot jostabil dhe i ndryshueshëm do të mbetet edhe përgjatë ditëve të fundit të muajit maj. Nuk do të mungojnë intervale me diell, por se orëve të pasdites gjithnjë mbeten mundësi për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.  Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 20C e 23C.

    Kushtet meteorologjike sipas Prishtina Weather do të jenë të favorshme që të mbajnë ndotësit ajror më të shpërndarë, ndërkohë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

    27.05 – Në mëngjes përgjatë luginave kushte për mjegull. Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.

    28.05 – Paradite intervale me diell, në ultësira kushte edhe për mjegull.  Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

    29.05 – Vransira të ndryshueshme.  Orëve të pasdites rrebeshe shiu me bubullima.

    30.05 – Kryesisht me vransira.  Që nga orët e para të ditës paraqiten kushte për rrebeshe me bubullima.

    31.05 – Vransira e intervale me diell, me kushte për zhvillime të rrebesheve me bubullima, që nga orët e para të ditës.

    Era do të fryjë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 4-13m/s.

    Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark