×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parashikimi i motit për këtë javë

    Insajderi
    21 November 2022 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se pothuajse gjatë gjithë javës do të mbajë mot me shi.

    Të hënën: Mot kryesisht i vranët dhe me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

    Të martën: Mot kryesisht i ngjashëm, i vranët dhe me riga lokale shiu. Në mëngjes do të ketë kushte për mjegull e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale dhe do të krijoj vështirësi në komunikacion. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

    Të mërkurën: Situatë kryesisht e ngjashme meteorologjike por me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius.https://zeri.info/inarticle.html

    Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

    Të premten: Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

    Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.

    Image

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark