×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot, nesër e pasnesër

    Insajderi
    19 December 2023 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mot sot në vend kryesisht i ngjashëm, por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme.

    Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica.

    Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

    E marte – Mot kryesisht i ngjashëm por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

    E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

    E enjte – Mot kryesisht i  vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.

    E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

    Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

    Të kujtojm se në këtë javë, pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 min dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark