×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Parashikohet se kush do ta fitojë Ligën e Kampionëve – këto janë shanset

    Insajderi
    20 December 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali është etiketuar si një nga pretendentët për të fituar Ligën e Kampionëve në sezonin 2023/24 pas shortit të raundit të 16-të.

    Topçinjtë do të përballen me Porton në fazën eliminatore dhe kanë një shans të madh për të kaluar në çerekfinale.

    Super kompjuteri i Opta-s i paraqet Gunners si ndër katër favoritët kryesorë për të fituar Ligën e Kampionëve.

    Arsenalit i jepet një shans 18.6 për qind për të arritur në finale, e cila do të mbahet në Londër, dhe një shans 8.9 për qind për të fituar titullin.

    Vetëm tri skuadrave si, Manchester City, Bayern Munich dhe Real Madrid u jepet më shumë shanse për të fituar Ligën e Kampionëve se sa atyre, raporton Telegrafi.

    Citzens, të cilët janë kampionët në fuqi, pritet të rimarrin titullin dhe u jepet një shans 30 për qind për të fituar trofeun.

    Arsenali nuk ka fituar ende një titull të Ligës së Kampionëve në historinë e tyre, por ka një shans të madh për ta thyer atë mallkim këtë sezon me skuadrën e tyre jashtëzakonisht të talentuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark