×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Parkoi në hapësirë të gjelbër – Policia gjobit shoferin nga Gjakova

    Insajderi
    03 April 2024 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shofer nga Gjakova është gjobitur nga policia pasi kishte parkuar veturën në vendin e ndaluar. Atij i është shqiptuar gjobë prej 100 eurove, shkruan Insajderi.

    Foto se si ishte parkuar në zonë të gjelbër, ishte publikuar në rrjetet sociale.

    “Me datën 03.04.2024, në rrjete sociale ishte shpërndarë një foto, ku një veturë në rrugën “Skenderbeu” (sheshi “Tom Lantosh”) në Gjakovë, shihej e parkuar në një pjesë të gjelbëruar, në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

    “Stacioni Policor në Gjakovë ka identifikuar ngasësin e veturës dhe ka ndërmarrë masa ligjore në përputhje me ligjin për rregullat e trafikut rrugor, me ç’rast i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 100euro”.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka apeluar tek të gjithë qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të mos bëhen subjekt i shkeljeve dhe masave ligjore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark