×
  • Lajme
  • Insajderi

    Parku më i ri në Stamboll mbanë emrin e Adem Jasharit

    Insajderi
    02 July 2023 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun një shqiptari. Emri i Adem Jashari, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës, është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll. Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj do të shprehej: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.

    Në parkun Dëshmori Adem Jashari që Komuna Bajrampasha ka ndërtuar në lagjen Vatan, pranë rrugës Esenler dhe Forcave Speciale të policisë ndodhet edhe një kullë sahati e ngjashme me një kullë historike sahati në Ballkan 13 metra e lartë.

    Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600m2 dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente çlodhëse.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark