×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Parlamentarët zviceranë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës

    Insajderi
    07 July 2023 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Kështu thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.

    “Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkut e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

    Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.

    Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve. “Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thuhet në letër.

    “E nderuara zonja Presidente e Komisionit Evropian! Ne ndajmë shqetësimin tuaj për situatën e tensionuar në Republikën e Kosovës dhe ju falënderojmë juve dhe Bashkimin Evropian për të gjitha përpjekjet tuaja deri më tani. Është pjesë e rolit të Bashkimit Evropian që të kërkojë hapa specifikë nga të gjitha palët e përfshira dhe t’i zbatojë ato. Megjithatë, na kujtohet fakti se kjo aktualisht po ndodh vetëm në mënyrë të njëanshme”, thuhet në letër.

    Sipas letrës, veprimet e qeverisë kosovare në veri të vendit janë të bazuara në kushtetutën kosovare dhe parimet ligjore.

    “Masat shtesë të njëanshme kundër Republikës së Kosovës që u paralajmëruan javën e kaluar na shkaktuan habi të madhe. Ato nuk janë në asnjë mënyrë një kontribut për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë apo për zgjidhjen e konfliktit. Me këtë politikë arbitrare, ndaj Republikës së Kosovës dhe me thirrjen e menjëhershme drejtuar qeverisë, BE-ja po e pengon qëndrimin e saj të qartë në Ukrainë. Ai po godet me thikë në shpinë pikërisht qeverinë në Ballkanin Perëndimor, e cila ndoshta është më e vendosur në anën e Ukrainës dhe demokracisë evropiane”, thuhet në letër.

    Ata kërkojnë nga presidentja Ursula von der Leyen, të rishikohen masat e shpallura nga Bashkimi Evropian. “Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj e kanë merituar që Evropa t’ua hapë dyert dhe të mos i lëshojë”, thuhet në letër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark