×
  • Lajme
  • Lajme

    Parlamenti Evropian miraton rezolutën që kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

    Insajderi
    08 February 2024 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetët e Parlamentit Evropian sot kanë miratuar një rezolutë Strasburg që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi, me fokus të veçantë në zgjedhjet e Beogradit.

    Për rezolutën votuan 461 eurodeputetë, kundër 53 dhe 43 abstenuan.

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik, para votimit deklaroi se zgjedhjet në Serbi të mbajtura më 17 dhjetor 2023 kanë shënuar parregullsi të shumta.

    “Është e rëndësishme që institucionet serbe të hetojnë dhe të nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për çfarëdo aktiviteti kriminal gjatë zgjedhjeve. Është po aq e rëndësishme që Serbia të zbatojë pa vonesë të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe misionit të ODIHR-it”, theksoi Bilçik.

    Siç tha ai, Serbia po përballet me probleme sistematike për shkak të zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe cikleve të vazhdueshme të fushatave parazgjedhore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark